May 19, 2024
Maqedoni

Vërshime të mëdha në Maqedoni (Foto)

Këto fotografi janë nga qyteza Dellçevë në lindje të Maqedonisë së Veriut. Ato tregojnë vërshimet që sot kanë kapluar këtë qytezë, transmeton Lideri.mk.
Fotot janë postuar në Facebook dhe tregojnë dëmet e mëdha që kanë shkaktuar reshjet e shiut.
Përveç dëmeve materiale, tani për tani nuk raportohet për viktima ose të lënduar.
Mediumet kanë raportuar per vërshime edhe në fshatin Shipkovicë dhe fshatra tjera të Tetovës./Lideri