Mëngjesin e sotëm, banorët e Forinës së Gostivarit kaluan kohën duke u munduar të nxjerrin ujin nga shtëpitë e tyre. Vërshimet e mbrëmshme shkaktuan dëme të mëdha në këtë fshat.
“Kjo është njëra nga shtëpinë e fshat Forinë të Gostivarit. Pas përmbytjeve të natës së mbrëmshme banorët mundohen që me pompa të nxirin ujë nga bodrumet dhe shtëpitë e tyre. Situata është rëndë, ndërsa dëmet në këtë fshat janë të konsiderueshme”, raporton Senat Zylbehari – gazetar.
Banorët thonë se dëmi është i madh dhe se nuk kanë fjetur nga frika se uji mund t’u rrezikojë jetën. Ata presin që institucionet komunale dhe qeveritare t’u dalin në ndihmë dhe t’i kompensojnë dëmet e pësuara.
“Po dëmet mund t’i shihni edhe vet. Dëmet janë shumë të konsiderueshme, niveli ishte tepër i lartë. U blloku fshati. Në bazë të informacioneve problemi është në Llokovicë . Ai i ka lëshuar ujërat në Balindolla dhe kanë përfunduar në Forinë , gati gjysma e fshatit është përmbys, ka dëme shumë.”
“Si e kaluat? Deri ka ora 12 u munduam të nxjerrim ujin me pompa, me kova me lecka, kur u ndalë rryma mbetëm, u dorëzuam. Dëme kemi plot edhe këmbët më dhembin nga uji.”
“Skam flet akoma s’di s’kam koment, është një rast do thonë tragjedi për njerëzit por kjo është tragjedi jete. Sa e bëra komplet u mundova diçka të shpëtoj por se besoj .Kemi shumë dëm? Si nuk ka e gjithë katin. Si do ja bëni ? Se dijë shumë rëndë është se me kurbet e kam bërë.”
“Siç e shini skam koment. E keni parë vetë. Unë tjetër send nuk di. Ujë ka gjysmë metër brenda, tash do marr një motor të nxjerr jashtë, ka një motor por ka humbë, edhe rrymë nuk kishim mbrëmë, si të ja bëjmë se di.”
Nga komuna e Gostivarit njoftojnë se kanë formuar një shtab krizë dhe se, me makineritë e komunës dhe ndërmarrjet private, po përpiqen t’u dalin në ndihmë banorëve.
“Në si komunë me të gjithë institucionet kemi qenë në terren dhe jemi munduar që të gjithë qytetarëve tu dalim në ndihmë. Në Gostivar më të prekur kanë qenë fshati Forinë, Llokovicë, Turçani vogël, disa lagje të qytetit. Ne si komunë kemi qenë në bashkëpunim me të gjithë në këtë zonë që i përmendëm, por më kritike ka qenë fshati Forinë. Në fshatin Forinë komuna me të gjithë potencialin kemi qenë që banorëve të ju dalim në ndihmë”, thekosi Safet Asani – Komuna e Gostivarit .
Sipas banorëve të Forinës, një përmbytje e tillë ka ndodhur vetëm në vitin 1979. Ata presin që komuna të bëjë vlerësimin e dëmeve.

