Në Republikën e Dardanisë, mercenarët e Serbisë janë rikthyer në forma të reja. Ish-opozita, disa segmente të shoqërisë civile, institute e media që i japin hapësirë “analistëve” pa dinjitet, janë bërë zëdhënës të politikave serbe – të financuar nga Beogradi dhe oligarkët e lidhur me të. Këta sot janë ngritur “lugat” kundër atyre që mbrojnë shtetin dhe sovranitetin e tij – Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në prag të fushatave zgjedhore, qytetarët duhet të jenë vigjilentë. Gjykata Kushtetuese, e cila shpesh vepron si instrument politik i ish-pushtetarëve, po merr rol të rrezikshëm për stabilitetin e vendit, me vendime që ndihmojnë një agjendë të imponuar – madje edhe përmes listave serbo-shqipfolëse që nuk e respektojnë shtetin.
Sot, Republika e Dardanisë përballet me rrezikun më serioz që nga paslufta. Ish-pushtetarët, të trembur nga zbardhja e aferave dhe përgjegjësive të tyre, po përpiqen të destabilizojnë vendin për t’u shpëtuar drejtësisë. Këta ishin njerëzit që e kthyen luftën e shenjtë të UÇK-së për liri në mjet për pasuri e pushtet.
Proceset në Hagë kanë zbuluar prapaskena të errëta – marrëveshje për ndarje territoresh, përpjekje për “korrigjim kufijsh” dhe plane për autonomi që do t’i jepnin Serbisë veriun e vendit. Dëshmi si ajo e James Rubin, i paguar 52 mijë euro në muaj për lobim në favor të ndarjes, zbulojnë sa thellë ka shkuar kjo tradhti.
Përfshirja e Edi Ramës në këtë projekt është po aq e qartë. Vizitat e tij të shpeshta në Hagë dhe bashkëpunimi me Vuçiqin dëshmojnë për një plan të rrezikshëm – që, nën maskën e “Ballkanit të Hapur”, synon ta kthejë “Serbinë e Madhe” në realitet rajonal. Projekti i vitit 2013 për Asociacionin, i nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe më pas “zbutur” nga Isa Mustafa, mbetet një kërcënim i gjallë për pavarësinë e Dardanisë.
Deklarata e Thaçit se “ndarja e veriut është realitet i hidhur” flet vetë. Sot, në vend të përgjegjësisë, disa po e kthejnë në “hero” të atdheut. Ndërsa Rama, bashkë me Vuçiqin, përpiqet ta zëvendësojë identitetin e Dardanisë me idenë e një “Shqipërie të Bashkuar” nën kornizën e “Ballkanit të Hapur” – projekt që në fakt do t’i siguronte Serbisë dalje në Detin Adriatik dhe kontroll ekonomik mbi rajonin.
Historia përsëritet: si në vitin 1989 me suprimimin e autonomisë, kësaj radhe synimi është nënshtrimi përmes mashtrimeve ekonomike e politike. “Ballkani i Hapur” nuk është projekt bashkëpunimi, por plan për nënshtrim. Serbia, me ndihmën e Rusisë dhe aleatëve të saj shqiptarë, kërkon ta shuajë Dardaninë si shtet.
Në këtë betejë, çdo sulm kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë aktuale është pjesë e këtij plani. Ata që punojnë për rrëzimin e tij – brenda e jashtë vendit – janë pjesë e rrjetit të mercenarëve që veprojnë për llogari të Vuçiqit e Ramës. Media të caktuara, institute dhe analistë të paguar janë zë i kësaj “Kolone të Pestë” që synon të përmbysë pavarësinë e fituar me gjak.
Sot, më shumë se kurrë, kërkohet kujdes, unitet dhe ndërgjegjësim kombëtar.
Republika e Dardanisë nuk dorëzohet, nuk blihet dhe nuk shuhet.
Nga Hafiz Shala – New York
15 tetor 2025