Venko Filipçe rikthehet në politikë, do jetë bartës liste në njësinë e IV zgjedhore
Në njësinë e parë zgjedhore, LSDM bartës liste do të ketë ish kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sipas burimeve jozyrtare, si praktikë socialdemokrate, bartëse të listës do të kishte edhe një shoqërues e ajo do të ishte Monika Zajkova, kryetarja e LDP-së, partnere e koalicionit të LSDM-së.
Në njësinë e dytë zgjedhore LSDM do të shkonte me Sanja Lukarevskën dhe Fatmir Bytyqin.
Në njësinë e tretë zgjedhore në lojë janë dy kandidatë, Ljupço Nikolovski dhe Oliver Spasovski.
Surpriza më e madhe nga njësia e katërt zgjedhore mund të jetë Venko Filipçe, ish-ministri i Shëndetësisë dhe personalisht mik i madh i Zoran Zaev bashkë me Jovana Trençevskën.
Sipas informacioneve jozyrtare, LSDM do të shkojë me ministren aktuale të Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovski, në njësinë e pestë zgjedhore.
Ende nuk dihet nëse LSDM do të ketë kandidat për njësinë e gjashtë zgjedhore dhe kjo do të varet më së shumti nga ajo se a do të hyjë partia në koalicion me ndonjë parti shqiptare.