Maqedoni

“Vendimi duhet marrë, shpëton dekada që vijnë” – thotë Arben Taravari

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duket se tërthorazi konfirmon zërat që gjendet në një moment delikat, ku duhet të marrë vendimin final se a duhet të shkojë me BDI-në, me LEN-in apo e vetme në zgjedhjet e majit që do të mbahen në Maqedoni, transmeton TV21.

Në një shkrim në “Facebook” Taravari thotë se ka shumë momente delikate, ku vendimi që duhet marrë shpëton dekada.

“Ka momente shumë delikate në historinë e një shteti ku vendimi që duhet marrë për një kohë të shkurtër, shpëton dekadat që do të vijnë”, thotë Taravari.