April 27, 2024
Maqedoni

Bekim Sali dhe Danella Arsovska vizituan Gazi Babën, banorët i presin me ngrohtësi

Kandidati për kryetar i komunës së Çairit, Bekim Saliu, bashkë ekipin e këshilltarëve dhe me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, e vizituan një pjesë të lagjes së Gazi Babës, ku shumë qytetarë na pritën ngrohtësisht nëpër familjet e tyre.
“Mes tjerash, i vizituam edhe disa shtëpi që jetojnë në këtë lagje dhe ende nuk janë të lidhura në rrjetin e kanalizimit.
Vizitat i përfunduam në parkun e Gazi Babës, ku të rinjtë na kishit bërë surprizë me zbukurimin e terreneve sportive dhe me një qerasje me ushqime tradicionale.
Me këtë rast, para tyre i dëshmova edhe aftësitë e mia për basketboll dhe, për fat të mirë, në vend të dëshpërimit, mora duartrokitje”, thotë Bekim Sali.