Vendime të reja pune për stafin në Spitalin Klinik të Tetovës
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. spec. Erzen Elezi, ndau vendimet e punës për profile të ndryshme, duke vazhduar kështu procesin e rregullimit dhe përforcimit të kapaciteteve profesionale brenda institucionit.
Ky hap vjen si vazhdim i angazhimit për krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe profesional në shërbim të pacientëve, pasi që paraprakisht janë pajisur me vendime pune edhe 28 specializantë, të cilët tashmë janë pjesë aktive e stafit shëndetësor në Spitalin Klinik të Tetovës.
Me këtë proces synohet fuqizimi i mëtejshëm i resurseve njerëzore dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore që ofrohen për qytetarët. Në periudhën në vijim pritet që vendime pune të marrin edhe profilet e tjera, për të cilat procedurat do të vazhdojnë të ndiqen në përputhje me rregulloret dhe procedurat ligjore në Komisionin e Shkallës së Dytë.
Me këtë rast, drejtoria e Spitalit Klinik të Tetovës u shpreh urimet më të sinqerta të gjithë atyre që sot u pajisën me vendime pune, duke u dëshiruar suksese në angazhimin e tyre profesional dhe kontribut të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët.

