Veles, një vajzë 23 vjeçe vdes nga virusi
Humbë jetën një 23 vjeçare si pasojë e koronavirusit. Mbrëmë në spitalin modular të Velesit është raportuar për një vajzë të re në moshë, e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë koronavirusit. Siç bëjnë të ditur autoritetet kompetente pacientja është sjellë në spital më datë 23 tetor, ndërsa më datë 28 tetor është regjistruar si pozitive me koronavirus dhe nuk ka qenë e imunizuar për mbrojtje ndaj koronavirusit. Nga atje thonë se pacientja e cila ishte e hospitalizuar për shtatë ditë, kishte komorbiditet, paralizë cerebrale, e palëvizshme me paraplegji dhe epilepsi.
Në tre repartet e spitalit të Velesit ka gjithsej 38 të hospitalizuar, 28 prej tyre janë të vërtetuar për kovid-19, ndërsa 9 janë negativ por që kanë nevojë për kujdesin spitalor. Në qytetin e Velesit, vajza që ndrroji jetë është viktima e 223-të nga koronavirusi.