May 9, 2024
Maqedoni

Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në shëndetësi

Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer, në Entin e Rehabilitimit të Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit me mbështetjen e Republikës së Bullgarisë është siguruar një audiometër klinik modern. Me këtë pajisje ndjeshëm përmirësohet cilësia e diagnostikimit të dëmtimeve të dëgjimit, si dhe e trajtimit të personave me implant koklear.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Nikolaj Milkov, si dhe për Ambasadën e Republikës së Bullgarisë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”, deklaroi me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.