April 26, 2024
Maqedoni

Varhelji do të takojë përfaqësues të bullgarëve në RMV

Agjencia bullgare e lajmeve BGNES njofton se Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelji, do të takohet me përfaqësues të Bullgarëve nga RMV-ja.

Takimi, sic përcjell KlanM, do të mbahet këtë jave dhe vjen me kërkesë të Bullgarëve nga RMV-ja, për shkak të, sic shkruan BGNES, urrejtjes institucionale dhe diskriminimit sistematik.

Pjesë të delegacionit që do të takohen me Varheljin janë Petar Kolev dhe Georgi Trendafilov nga Unioni Qytetar-Demokratik dhe Ljupço Georgievski nga shoqata bullgare “Vanço Mihajlov” nga Manastiri.

Në letrën drejtuar Varheljit, sic përcjell KlanM, ata ankohen se në atdheun e tyre, në nivel lokal dhe qendror, nuk ka dëshirë për dialog.

“Stigmatizimi i përditshëm i komunitetit tonë bullgar dhe pamundësia e dialogut me autoritetet lokale dhe qendrore shkaktojnë sfida që shpeshherë tejkalojnë mundësitë tona individuale dhe kolektive. Sinqerisht shpresojmë se dialogu me Ju do të kontribuojë për uljen e presioneve të përditshme ndajNe – qytetarëve të RMV-së që nuk frikësohen, krahas rrezikut për diskriminim dhe gjuhës së urrejtjes, që haptazi t`i mbrojnë identitetin dhe trashëgiminë tonë maqedono-bullgare” – thuhet në letrën drejtuar Eurokomisarit Varhelji.