Prokuroria Themelore Publike dhe Policia Shtetërore e Kumanovës po marrin masa për të zbardhur rastin e dhunës midis bashkëmoshatarëve, pasi dje në rrjetet sociale u publikua një video-regjistrim që tregon një sulm fizik ndaj një vajze.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth katër muaj më parë, por deri më sot nuk është raportuar në institucionet kompetente.

Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë, Teuta Bediu – Ramadani, i tha MIA-s se menjëherë pas publikimit të videos, është hapur një çështje dhe po ndiqen procedurat urgjente.

– Çështja do të trajtohet me procedurë urgjente. Njëri nga të përfshirët është i rritur, ndërsa dy të tjerët janë të mitur. Ngjarja ka ndodhur katër muaj më parë dhe deri më sot nuk kemi pasur ndonjë raport. Pas publikimit të regjistrimit, menjëherë filluam të ndërmarrim veprime – tha Bediu Ramadani.

" "

Shërbimi i Sigurisë Publike të Kumanovës konfirmoi për MIA-n se po punon intensivisht në rastin dhe njoftoi se do të njoftojë më shumë detaje pasi të përfundojnë kontrollet. Pamjet video u përhapën sot në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime në publik.

Video në Link: https://www.facebook.com/share/v/1DN29nGgmk/?mibextid=wwXIfr

sqShqip