Më datë 19.01.2026 në orën 09:00 në Kalimin Kufitar Tabanovcë, në hyrje të vendit, policia privuoi nga liria M.S. (27) nga Gjermania. Gjatë një kontrolli kufitar dhe pas kontrollit të një furgoni Volkswagen me targa gjermane, në të cilin ajo po transportohej, në pjesën e pasme të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan dy kavanoza me kërpudha me substanca psikotrope, të cilat M.S. i deklaroi si të sajat, tranmseton Lideri.mk. Ajo iu dorëzua oficerëve të policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një kallëzim adekuat./Lideri.mk

