VMRO DPMNE do të garon me listë të kandidatëve për këshilltarë në komunën e Sarajit, transmeton Lideri.mk.
Në mesin e kandidatëve të partisë së Mickoskit në këtë komunë është edhe Adela, një vajzë me mbulesë nga fshatrat e Sarajit.
Në një deklaratë për Lideri.mk, Liçina shprehet:
“Me nder dhe përgjegjësi e kam pranuar kandidaturën për këshilltare në Komunën e Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Kjo kandidaturë për mua nuk është vetëm nder, por edhe obligim – obligim për të vazhduar atë që kemi nisur dhe për të dëshmuar se Saraji meriton më shumë.”
Adela ka bë edhe një deklaratë publike ku thekson se do të jetë zë i qytetarëve, pa dallim vendbanimi, dhe se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës, më shumë investime, zhvillim të infrastrukturës, përparim të arsimit dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
“Qëllimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një komunë moderne dhe prosperuese, ku çdo qytetar do të ndihet i barabartë dhe i respektuar. Ju ftoj të sjellim së bashku ndryshimin që e meritojmë. Me mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Sarajin. Së bashku fitojmë!”
Kandidimin e saj e ka përshëndetur aktivistja e shoqërisë civile, Mersiha Smailoviq.