April 29, 2024
Kosovë

Sulmi në veri, gjendet i vdekur edhe sulmuesi i katërt

I dyshuari i katërt për sulmin e djeshëm në Banjskë të Zveçanit është gjetur i vdekur në malin e këtij fshati.

Klan Kosova merr vesh se afër tij është gjetur edhe një armë e tipit kallashnikov dhe disa karikatorë.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre të dyshuar të tjerë për sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku janë vrarë poashtu./Klankosova.tv/.