Vajza e dëshmorit Beqir Sadiku, Lorina Sadiku, apsolvente në Fakultetin e mjekësisë në UT
Në Fakultetin e Mjekesisë në UT ka diplomuar Lorina Sadiku, vajza e dëshmorit Beqir Sadiku, i cili ra dëshmor në vitin 2001 në Haraçinë. Diplomimi i saj ka bë krenar familjen por edhe gjithë Sllupçanin.
“Me shumë mund, vështirësi dhe sakrificë, ia arrite qëllimit në profesionin më fisnik në botë doktoresha jonë!
Shumë mirë na kujtohet thënia e jote si fëmijë:
-”️Kur të rritem dua të bëhem doktoresh për të shpëtuar jetërat e njerëzve, po të isha doktoresh në vitin 2001 do ta shpëtoja Babin tim”.
Urime dhe suksese në profesion dhe jetë bija jonë, Lorina!
Na ke bë krenar të gjithë familjen Sadiku, të duam pa masë!”, kanë uruar familjarët.