Vajza e Astrit Deharit, Arsa Dehari, tashmë është bë 9 vjeç dhe ka publikuar edhe librin e saj me titull “Zogj në zemrën time”.
Lajmin e ka bë të ditur gjyshi krenar i Arsës, deputeti i VV-së, Avni Dehari, shkruan portali Lideri.mk.
‘Në këtë fotografi të bërë më 3.8.2026, me rastin e botimit të librit “Zogj në zemrën time”, në shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë, krahas autores 9-të vjeçe, Arsë Astrit Dehari, kanë zënë vend mami Arta, gjyshja Xhemile, gjyshi Avni dhe pronari e pronarja e shtypshkronjës.
Ky libër i autores Arsë Dehari përfshin poezi, prozë dhe ilustrime që ajo i ka bërë vetë.
Librit “Zogj në zemrën time” ia shtojnë peshën edhe më shumë vështrimi tepër i goditur për librin i recensuesit Demir Reshiti, përgatitja teknike shumë profesionale e Rrezart Fejzullahut dhe puna me shumë përkushtim e bërë nga pronari i Shtëpisë Botuese dhe i shtypshkronjës Lena Graphic, zoti Hajdar Fejzullahu.
Uroj që Arsa në të ardhmen të na dhurojë edhe shumë libra të tjerë artistikë!’, ka shkruar deputeti Dehari, duke shprehur gëzimin për librin e publikuar të mbesës së tij, Arsës./Lideri

