May 23, 2024
Maqedoni

Vaji në Maqedoni shumë më shtrenjtë se në Gjermani dhe me kualitet të dobët

Në RMV vijon rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Rritje stratosferike po ndodhë me çmimin e vajit, i cili ka shkuar në 100 denarë apo rreth 1.50 euro. Kjo po ndodhë në kohën kur pagat dhe ndihmat sociale janë minore.

Por nga ana tjeter, realiteti është krejt ndryshe në vendet perëndimore. Një bashkëatdhetar në Autri ka shkruar dhe ka publikuar foto ku shihet çmimi i vajit 50 cent apo 30 denarë.

“Në Austri vaji kushton 50 cent apo 30 denarë, pagat jan nga 1800 euro ndërsa në Maqedoni vaji kushton 100 denarë, pagat nga 300 euro, në kohën e koronavirusit, katastrofë” ka shkruar mërgimtari Afrim Shabani nga Kumanova.