May 5, 2024
Maqedoni

Ahmeti: Humbje e madhe ndarja nga jeta e Kryetarit të parë të Senatit të UT-së, Milaim Fejziut

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Të nderuar miq,
Humbje e madhe ndarja nga jeta e Kryetarit të parë të Senatit të Universitetit të Tetovës, profesor Milaim Fejziut!
Si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë, të cilët ideal e kishin përparimin e kombit, avancimin e proceseve të përgjithshme në mbarë trevat shqiptare, edhe emri i profesorit të njohur – Milaim Fejziu, do të zërë vend të rëndësishëm në mesin e figurave tona kombëtare.

Kontributi i tij ka qenë jetik në themelimin dhe funksionimin e Universitetit të Tetovës dhe bashkë me Rektorin Prof. Dr. Fadil Sulejmani udhëhoqën dhe koordinuan aktiviteteve të panumërta në shërbim të kauzës sonë, për arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në këto troje, por dhe më gjerë.
Veprimtaria e tij ka qenë dhe do të mbetet udhërrëfyese se si një intelektual angazhohet për t’i shërbyer realizimit të objektivave madhore.
Në emrin tim dhe të institucionit që drejtoj, u shpreh ngushëllime të thella familjes së respektuar Fejziu, miqve, kolegëve dhe mbarë opinionit publik!

I përjetshëm qoftë kujtimi për intelektualin e urtë, profesor Milaim Fejziun!

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti
Rektor i Universitetit të Tetovës