Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë me dije se Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin”. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vengu shkruan se kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit me SHBA-në. Në postimit e tij, ai shkruan se ardhja e sistemeve Javelin, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
“Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Vengu./

