May 14, 2024
Rajon - Botë

Uragani vërshon edhe “lagjen e shqiptarëve” në Nju Jork (Video)

Uragani që ka prekur bregun verilindor të SHBA-ve, ka shkaktuar përmbytje dhe dëme edhe në Staten Island të Nju Jorkut, ndryshe e njohur si “lagje shqiptare”, sepse aty jetojnë rreth 30 mijë shqiptarë, shumica nga Dibra e Maqedonisë. Në videot që arrijnë nga atje, verehen vetura duke lundurar në ujin e ardhur.
Politikani shqiptaro-amerikan në Nju Jork, Marko Kepi, ka kritikuar edhe autoritetet lokale për kaosin e ndodhur.
“Kjo është rezultat i votimit të njerëzve të njejte dhe ekipit te tyre të cilët rrinë duarkryq dhe nuk bëjnë apaolutisht asgjë. Kam tërhequr vërejtjen për këto çështje sepse nuk bëhet fjalë vetëm për kualitetin e jetës, por për çështje jete ose vdekje për disa njerëz. Shpresoj dhe lutem që nuk kemi humbur dikë në këto përmbytje”, ka shkruar Kepi duke postuar edhe video.
Videon mund ta shikoni në këtë Lidhëz.