Ejup Berisha

Ndryshimet nëpër Parti politike bëhen për tu zbatuar e jo vetëmse për tu inicuar. Këto duhet te behen realitet për tu siguruar funkcionimi më i mirë e më stabil i Partive politike me qëllim që të eliminohen konfliktet dhe kundërthëniet mes grupacioneve të ndryshme që veprojne brenda Partive politike e te cilat duan të kenë ndikim në funkcionimin e saj. Nuk ka Parti politike në skenën politike të shqiptarëve të RMV-së (kjo për shkak të kohzgjatjes së saj në skenën politike) që ka promovuar më së shumti nisma për ndryshim sesa BDI por ajo çfar ka munguar te e njejta është jetsimi i tyre në praktikë. E pa jetsim vetvetiu nuk ndodh asnjë ndryshim. Liderët e

Partive politike që kanë udhëhequr një Parti shumë gjatë kohë me metoda autoritare shumë vështirë pranojnë që të bëhen ndtyshime reale dhe serioze brenda subjekteve politike që i udhëheqin të njejtët. E këto duhet të bëhen shpesh e jo vetëmse kur një subjekt politik ndodhet në rrezik. Unë si Politolog do të doja ti besoja nismës së fundit për ndryshime brenda BDI-së, por duke e njohur mentalitetin dhe veprimet praktike të Kryetarit të saj nuk besoj se ai ështe i interesuar dhe i gatshëm që të ndryshon diçka seriozisht dhe realisht në Parti. Dhe për fund nismat për ndryshime nëpër Partitë politike janë më serioze dhe më të besueshme kur vijnë nga antarsia e saj sesa kur janë të inicuara nga udhëheqsitë e tyre siç është edhe nisma e fundit për ndrysnime në BDI.

sqShqip