“Unë flas shqip”, shoqata “Iliriada” ofron mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët në Antwerpen – Belgjikë
Shoqata shqiptare “Iliriada” që vepron në Antwerpen të Belgjikës ka shpërndarë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë zonë të Belgjikës, e ky njoftim ka të bëjë me mësimin e gjuhës shqipe.
Sipas kryetarit Ismet Ademi dhe njoftimit të shoqatës “Iliriada”, kursi për fëmijët do të fillojë nga data 8 dhjetor 2024. Thuhet se mësimi shtesë i gjuhës shqipe do të jetë çdo të diel, nga ora 11:00 deri në 13:00.
Njoftimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 8 dhjetor 2024, Shoqata Illiriada do të ofrojë mësim plotësues në gjuhën shqipe çdo të diel, nga ora 11:00 deri në 13:00. Mësimet do të zhvillohen në adresën Rruga Italialei, nr. 171, 2000 Antwerpen.
Ju lutemi të regjistroni fëmijët tuaj për t’i ndihmuar ata në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë, duke kontribuar kështu për të ardhmen tonë të përbashkët.
Tek ky link mund te gjeni formularin per rregjistrimet.