April 27, 2024
Maqedoni

Aksidenti i mbrëmshëm në rrugën Prilep-Gradsko la një të vdekur e dy të lënduar

Një person nga Prilepi ka humbur jetën në një aksident automobilistik në rrugën Prilep-Gradsko.

Sipas informacioneve fillestare të MPB-së të dhëna për MIA-n, aksidenti ka ndodhur në orën 17:55 mes një kamioni me gjysmërimorkio dhe një veture “golf”. I ndjeri ishte drejtuesi i veturës, D.K. (1982) nga Prilepi, vdekja e të cilit është konstatuar në ora 19:30.

Dy persona, nga ana tjetër, janë lënduar të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Është bërë edhe këqyrja e vendit të aksidentit.