Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale (RKE) ka miratuar një vendim të ri, me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,46% krahasuar me çmimet e përcaktuara me vendimin e mëparshëm të 1 qershorit 2026.

Si rezultat i këtij vendimi, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2 denarë për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 86 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me 88 denarë për litër.

Nga ana tjetër, çmimet e EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër. Pas këtij shtrenjtimi, nafta do të kushtojë 87 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të arrijë çmimin prej 89 denarë për litër.

Ulje ka edhe te Mazuti M-1 NS, çmimi i të cilit bie për 0,609 denarë dhe do të jetë 47,297 denarë për kilogram.

sqShqip