May 29, 2024
Rajon - Botë

Ukrainë: Sulmi me raketa vret 51 persona

Një sulm rus në Ukrainë vret të paktën 51 persona.

Sulmi ndodhi në fshatin Hroza pranë Kupyansk në rajonin e Kharkiv. Raportohet se një djalë gjashtëvjeçar ishte në mesin e të vrarëve kur sulmi ndodhi në orën 13:15 me kohën lokale, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas raportimeve, fshatarët nga Hroza ishin mbledhur në një kafene lokale.

Me anë të një postimi në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për “agresion gjenocidal”.