May 4, 2024
Rajon - Botë

Ukraina përgjigjet fuqishëm, vriten 50 ushtarë rusë

11:40 – Vriten 50 ushtarë rusë dhe rrëzohen 7 avionë, sipas autoriteteve ukrainase

Sipas këshilltarit të presidentit ukrainas Zelensky, janë vrarë rreth 50 trupa ushtarakë rusë në Ukrainën Lindore ndërsa ushtria po rimerr kontrollin e qytetit Shchastya, shkruan The Guardian

Pas telefonatave me disa lider botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden, udhëheqësi i Ukrainës Voldymyr Zelensky bëri thirrje për një mbledhje me zyrtarët e lartë.

Këshilltari i presidentiti Mykhailo Podoliak tha se forcat e Ukrainës po luftonin me të gjithë forcën duke larguar trupat ushtarakë rusë në disa zona të vendit.  Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po synonte kryesisht infrastrukturën ushtarake dhe aeroportet.

Këto përfshihet aeroport Boryspil në Kiev, sipas një deklarate të forcave të armatosura.

11:10 – Pamje dramatike nga Ukraina, civilë të vrarë, radhë të gjata makinash, shpërthime dhe kaos

Ndërkohë që ushtria ruse ka nisur tashmë pushtimin e Ukrainës duke bombarduar fillimisht në orët e para të mëngjesit, vendi ka shpallur ligjin ushtarak, kurse qytetarët po kërkojnë të largohen prej  luftës.

 

Pamjet e nga Kievi të publikuara nga mediat botërore janë dramatike, me radhë të gjata makinash që duan të largohen nga kryeqyteti, ndërkohë raportohet se rusët kanë bombarduar edhe objektiva civilë, siç ishte një kompleks apartamentesh në Kharkiv.

 

Çfarë kërkon Putin nga Ukraina?

Rusia  kërkon garanci nga Perëndimi dhe Ukraina se nuk do të bashkohet me NATO-n, një aleancë mbrojtëse e 30 vendeve.

 

Si një ish-republikë sovjetike, Ukraina ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë, dhe rusishtja flitet gjerësisht atje, por që kur Rusia pushtoi në 2014, këto marrëdhënie janë prishur.

 

Rusia sulmoi Ukrainën kur presidenti i saj pro-rus u rrëzua në fillim të vitit 2014. Lufta në lindje ka shkaktuar më shumë se 14 mijë viktima. Në teori, forcat ruse mund të synojnë të vendosen në lindje, në veri dhe jug të Ukrainës dhe të përpiqen të largojnë qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata mund të mobilizojnë trupa në Krime, Bjellorusi dhe rreth kufijve lindorë të Ukrainës.