May 3, 2024
Rajon - Botë

Princi i Kurorës së Kuvajtit: Lufta e Izraelit kundër Gazës shkel ligjin ndërkombëtar

Princi i Kurorës së Kuvajtit, Meshaal al-Ahmed al-Jaber al-Sabah, tha se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar në luftën që ka nisur kundër Rripit të Gazës të bllokuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të Kuvajtit KUNA, Princi i Kurorës Sabah foli në hapjen e mandatit të 17-të legjislativ të Asamblesë Kombëtare.

Duke deklaruar se ata kërkuan një armëpushim në Gaza dhe leje për të hyrë ndihmat humanitare, Princi i Kurorës së Kuvajtit tha: “Lufta që Izraeli filloi në Gaza shkel ligjin ndërkombëtar”.

Ai ka theksuar se Kuvajti mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të çështjes palestineze në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar.

“Dënojmë sulmet brutale të Izraelit kundër ligjit ndërkombëtar dhe vlerave humanitare, bllokadën e Gazës, shkeljet, shkatërrimin dhe përpjekjet për të zhvendosur me forcë palestinezët”, deklaroi Sabah.