Rajon - Botë

Ukraina afër çlirimit, rusët ia kthejnë pushkën njëri tjetrit (Video)

Pakënaqësitë kishin nisur të shpërfaqen prej kohësh, por tashmë duket se lufta është e hapur: Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, ndërsa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.
Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, edhe pse mohon synimet për grusht shteti. Ndërkohë, pa e përmendur emrin e tij por duke e nënkuptuar, Putinit u zotua të ndëshkojë ashpër personat të cilët qëndrojnë pas këtij rebelimi.
“Kjo kryengritje është një goditje vdekjeprurëse për popullin rus. Personat që po përgatiten për një rebelim të armatosur do të ndëshkohen. Ne do të bëjmë gjithshka për të mbrojtur Rusinë. Veprime vendimtare do të ndërmerren për të stabilizuar situatën në Rostov-on-Don.“- tha Putin.
Prigozhin deklaroi këtë mëngjes se kishte kaluar në Rus inga Ukraina me forcat e tij për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Moskës dhe se kishte marrë tashmë nën kontroll strukturat ushtarake dhe aeroportin në Rostov.
“E keqja në lidershipin ushtarak rus duhet ndaluar. Ne do te marshojmë për drejtësinë. Ata që do të ndëshkohen do të jenë personat që vranë shokët tanë, dhe që çuan dëm jetët e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë në luftën e Ukrainës.”– u shpreh Prigozhin.
Rusia ka rritur menjëherë sigurinë: internet është kufizuar ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë parë tanke. Prigozhin e ka akuzuar ushtrinë ruse se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse. Moska e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë të shtunën se shteti rus është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në kohët e fundit.
“Në orët e ardhshme, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe sidomos e Gardës Kombëtare të Rusisë, do të jetë kyçe rreth asaj se si do të zhvillohet kriza”, ka thënë ministria britanike përmes një deklarate.
Presidenti polak, Andrzej Duda, ka thënë të shtunën se është konsultuar me kryeministrin dhe Ministrinë e Mbrojtjes rreth situatës në Rusi, duke shtuar se Varshava është duke e monitoruar situatën. “Ne po e ndjekim me kujdes rrjedhën e ngjarjeve përtej kufirit tonë lindor është duke u monitoruar vazhdimisht”, u shpreh ai.

Përplasjet mes rusëve kanë shtuar optimizmin për çlirim të shpejtë të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Rusi, ku grupi Wagner është rebeluar kundër presidentit rus, Vladimir Putin, duke kërkuar që ta rrëzojë këtë të fundit nga pushteti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se këto ngjarje tregojnë dukshëm dobësinë e Rusisë si shtet dhe të udhëheqjes së saj.

Sipas Zelenskyt, sa më gjatë që Rusia të mbajë trupat dhe mercenarët e saj në tokën ukrainase, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë për të si shtet.

“Kushdo që zgjedh rrugën e së keqes shkatërron veten. Kush dërgon kolona trupash për të shkatërruar jetën e një vendi tjetër dhe nuk mund t’i ndalojë ata të ikin dhe të tradhtojnë kur jeta reziston. Kush terrorizon me raketa, dhe kur ato rrëzohen, poshtëron veten për të marrë dronët Shahed. I cili përçmon njerëzit dhe hedh qindra mijëra në luftë, në mënyrë që përfundimisht të barrikadojë veten në rajonin e Moskës nga ata që ai vetë i armatosur. Për një kohë të gjatë, Rusia përdori propagandën për të maskuar dobësinë e saj dhe marrëzinë e qeverisë së saj. Dhe tani ka aq shumë kaos sa asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshehë atë. Dhe e gjithë kjo është një person, i cili përsëri dhe përsëri frikëson nga viti 1917, megjithëse ai nuk mund të rezultojë në asgjë tjetër përveç kësaj.

Dobësia e Rusisë është e dukshme. Dobësi në shkallë të plotë. Dhe sa më gjatë që Rusia të mbajë trupat dhe mercenarët e saj në tokën tonë, aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë për vete më vonë. Është gjithashtu e qartë. Ukraina është në gjendje të mbrojë Evropën nga përhapja e së keqes dhe kaosit rus. Ne ruajmë qëndrueshmërinë, unitetin dhe forcën tonë. Të gjithë komandantët tanë, të gjithë ushtarët tanë e dinë se çfarë të bëjnë. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky në Twitter.