May 28, 2024
Sport

UEFA paralajmëron Turqinë, në rast trazirash zgjedhore Stambollit do t’i hiqet finalja e Champions League

Teksa vetëm 2 raunde na ndajnë nga finalja e madhe e UEFA Champions League, në Stamboll më 10 qershor, organi më i rëndësishëm i futbollit në Evropë, UEFA ka marrë masat në rast trazirash në zgjedhjet parlamentare që Turqia do të zhvillojë më 14 maj.

Deri më tani, finalja është caktuar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, por sipas raportimeve të mediave të huaja, UEFA është gati të ndryshojë stadiumin në mënyrë të menjëhershme në rast se vendi “pushtohet” nga trazirat. /i.m /abcnews.al