Ejup Berisha

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Këtë muaj në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet vendore. Mendoj se ka ardhur koha që pushteti vendorë të udhëhiqet dhe të përfaqsohet jo më vetëm nga politikanë amatorë por në krye të tij duhet të ketë edhe individ me ditur dhe të cilët kanë aftësi menaxhuese. Të njëjtët duhet të jenë të vlersuar dhe të pranuar edhe nga ana e
qytetarëve për cilësitë dhe afinitetet të cilat i posedojnë. E kur këta politikanë të zgjidhen nëpër postet e tyre ata paraprakishtë duhet ti dëgjojnë kërkesat, nevojat dhe hallet e qytetarëve, e më pas me moral, me ndërgjegje dhe me përgjegjsi të plotë duhet ti çasen seriozishtë dhe realishtë realizimit apo dhe zbatimit të tyre. Pushteti vendorë ka nevojë për njerëz të tillë të aftë, aktiv dhe produktiv e jo siç ishin deri para katër vitesh individë përtac të cilët dinin flisnin por që fatkeqsishtë nuk dinin që të vepronin dhe të kontribuonin pozitivishtë për të mirën e qytetarëve dhe të shoqërisë. Të tillë ishin edhe politikanët e pushtetit qendror këta gjatë tërë kohës dinin vetëmse të jepnin premtime por asnjëher nuk bënin asnjë përpjekje që ato edhe ti zbatojnë. Këta janë ata politikan që kanë vetëm gojë por jo edhe vullnet dhe gatishmëri për zbatimin e premtimeve që ua japin qytetarëve. Për këtë arsye askuj nuk i duhen politikët e tillë por qytetarët kanë nevojë për politikan të kalibrit tjetër aktiv apo dhe punëtorë të cilët atë që e premtojnë të njejtët me të vërtetë edhe do ta jetësojnë në përditshmëri. Te ne ja 34 vite nga shpallja e shtetësisë të RM-së kemi suficit politikanësh që dinë të flasin dhe deficit të atyre individëve aktiv në politikë të cilët me të vërtetë angazhohen dhe punojnë. Vlenë të thuhet se këta përfaqsuesit e zgjedhur të pushtetit vendor apo menaxherët gjatë tërë mandatit katërvjeqar nuk do të duhet të ndjehen të qetë dhe komod në postin që do ta fitojnë me votat e qytetarëve zgjedhës në kuadër të Institucioneve të pushtetit të cilin do ta udhëheqin. Kjo për faktin se të njëjtët duhet të angazhohen rregullishtë që të punojnë dhe veprojnë me qëllim që
banorëve lokal tu gjejnë zgjidhje problemesh e hallesh si dhe plotësim të këkesave të tyre.
Përfaqsuesit e pushtetit vendor duhet të jenë të angazhuar me punë dhe aktivitete të rregullta dhe të shumta në kohzgjatje më të gjatë të mundëshme seç e kanë të njëjtët orarin e angazhimit të tyre ditor në institucionet përkatëse. Një obligim të tillë e kanë edhe politikanët e pushtetit qëndror apo ata që kanë vetëm gojë por që si zakonishtë nuk angazhohen edhe aq shumë në punë dhe aktivitete për faktin se të njejtët më tepër duan të flasin sesa të kontribuojnë pozitivishtë. Të njejtë janë mësuar që të thonë gjithçka por jo edhe ta bëjnë punën kryesore atë për të cilin paguhen shumë shtrenjtë të zbatimit. Ripërsëris kjo kategori e politikanëve i përdorin vetëmse vokabularet e tyre e nuk kanë gatishmëri që ti rreken zbatimit të punëve dhe aktiviteteve që ua ngarkon Kushtetuta dhe ligjet pozitive të vendit.

Zgjedhjet lokale dhe premtimet joadekuate të cilat po i bëjnë disa kandidat në fushatën që po zhvillohet tani në RMV

Duhet theksuar se premtimet si:

1.Anëtarsimi në Bashkimin Europjan, 2.Avancimi i çështjes kombëtare
si dhe
3.Lufta efikase dhe efektive kundër krimit dhe korrupcionit nuk janë aktivitete dhe punë për përfaqsuesit e pushtetit vendor por me to duhet më tepër të merren përfaqsuesit e pushtetit më të lartë. Eshtë e vërtetë se udhëheqësit e pushtetit vendor duhet të jenë të ndershëm apo dhe të pastër moralishtë dhe juridikishtë gjatë kohës sa ushtrojnë poste në pushtetin ku janë të zgjedhur. Këta nuk duhet të kryejnë krime dhe të zbatojnë korrupcion këtë prej tyre e kërkojnë Kushtetuta dhe ligjet pozitive të vendit si dhe qytetarët e saj. Një gjë të tillë e sygjerojnë edhe institucionet relevante ndërkombëtare si NATO anëtare e të cilës është shteti ynë por dhe BE shtet kandidat për antarsim te e cila gjithashtu është RMV. Pra luftë më të madhe më efikase dhe më të vendosur ndaj krimit dhe korrupcionit më me seriozitet e më me vendosmëri duhet të zhvillohet në kuadër të pushtetit qendrorë. Ndërsa këtu në këtë qështje kontribut të saj në kuadër të mundësive që i ka duhet të jepë edhe pushteti vendor. Më tej kur jemi te Anëtarsimi i vendit në Bashkimin Europjan këtë nuk mund ta bëjnë komunat. Të paktën jo ato që mezi e sigurojnë funkcionimin e tyre në aspekt financiar apo dhe ato të cilat janë në prag të mbijetesës së tyre. Këso komunash ka me bollëk këtu te ne. Këto si njësi të Vetqeverisjes lokale mund të aplikojnë metoda, praktika dhe standarde europjane të qeverisjes dhe menaxhimit gjatë kryerjes së kompetencave dhe obligimeve të tyre në lëmin e pushtetit lokal të cilat mund të jenë të ngjashme me ato të shteteve anëtare të BE-së, por vlersimi i plotësimit të kushteve për anëtarsimin përfudimtarë të shtetit tonë në BE bëhet për funkcionimin e institucioneve organeve dhe subjekteve tjera juridik si tërësi e jo të çdo dege të pushtetit veç e veç. Prandaj ata që duan të zënë vend nëpër institucionet e pushtetit vendor duhet të bëjnë premtime adekuate që i takojnë rrethit të kompetencave të pushtetit vendorë e jo të premtojnë projekte dhe punë të mëdha që nuk janë pjesë e këtij pushteti. Dhe për fund politikanët tanë duhet të mësohen që ta ndajnë shapin nga sheqeri e jo
ti ngatrrojnë temat të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet. Të paktën kur kemi zgjedhje lokale duhet të përdoret fjalori adekuat i premtimeve që i takojnë pushtetit në fjalë e kur bëhet fjalë për zgjedhjet e pushtetit qendrorë të jepen premtime adekuate për këtë lloj pushteti. Kjo nënkupton se politikanët duhet të japin premtime per realizimin e qështjeve dhe projekteve për të cilat janë kompetente institucionet dhe organet të cilat do ti udhëheqin dhe do ti përfaqsojnë të njejtët nëse zgjedhen o te pushteti lokal o te ai qendror.

sqShqip