May 5, 2024
Rajon - Botë

Udhëheqësi palestinez shpall tre ditë zie pas “500 të vrarëve” nga shpërthimi në spital

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas shpalli tre ditë zie pas një sulmi ajror vdekjeprurës në një spital në Gaza, duke vrarë të paktën 500 palestinezë të martën, njoftuan mediat shtetërore në vend.

“Ajo që po ndodh është gjenocid. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë menjëherë për të ndalur këtë masakër. Heshtja nuk është më e pranueshme”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Organizata për Çlirimin Palestinez në përgjigje të sulmit, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë tha se të paktën 500 njerëz ishin vrarë, një shef i mbrojtjes civile tha në televizionin Al-Jazeera se shifra ishte më shumë se 300.