Një aksident fatal trafiku ka ndodhur sot në Gostivar, ku një çiklist ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet i rëndë, konkretisht një betonierë informon Tetovasot.
Sipas informatave fillestare, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht intervenimit të shpejtë të ekipeve mjekësore, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

