May 9, 2024
Diaspora

U nda nga jeta në moshë vetëm 18 vjeçare mërgimtari shqiptar në Amerikë

Lajm Vdekje – Angel (Pjeter) Gjuraj
2 Mars 2005 – 13 Nëntor 2023

Kisha Zoja e Shkodrës

Me hidhërim të thellë dhe zemër të thyer, njoftojmë Komunitetin se u nda papritmas nga jeta Angel (Pjeter ) Gjuraj, në moshë të re vetem 18 vjeçar.

Familja Gjuraj pret ngushllime të Premten me 17 Nëntor, në sallen e Kishes St. Cecelia Church, nga ora 5pm-9pm, në adresen 1184 Newfield Ave Stamford Ct.

I ndjeri do të pushojë në shtëpinë Mortore “Bosak “Funeral Home,
453 Shippan Ave Stamford Ct, të Shtunen me 18 Nëntor nga ora 4pm-9pm dhe të Dielen me 19 Nëntor nga ora 2pm-9pm.

Mesha e Drites dhe salikimi do të kremtohen të Henen me 20 Nëntor në ora 11:00am në Kishën tonë “Zoja e Shkodrës”, prej ku mbas Meshës i ndjeri do të përcjellet për në varrezat e Gates of Heaven.

Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit.
Angel pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.
Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushofte ne paqe.
VATRA NGUSHËLLON FAMILJEN E KOMUNITETIN