May 10, 2024
Maqedoni

Tentoi t’i ikte policisë me veturën “Seat Ibiza”, kapet me drogë i riu nga Gërçeci

Nga MPB bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme është arrestuar 24-vjeçari E.I. nga fshati Gërçec i Sarajit pasi i njëjti është kapur me drogë.

24-vjeçari fillimisht nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar ndërsa më pas nga vetura e tij Seat Ibiza kishte hedhur një qese me marihuanë.

“Më 14.04.2023, rreth orës 23:00, në unazën e Shkupit, në kryqëzimin e Stajkovcit në drejtim të kryqëzimit të Radishanit në Shkup, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.I.(24) nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit. Më herët, në një kryqëzim afër fshatit Haraçinë, nuk është ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar të lëvizë me veturën “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, duke hedhur nga vetura një qese me marihuanë. Menjëherë, pas masave të marra nga zyrtarët e policisë, ai është ndaluar, ndërsa droga është gjetur dhe konfiskuar. E.I. është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.