U mbajt forumi i parë studentor në Shkup, studentët kërkojnë të studiojnë falas në ciklin e parë
Financat janë problemi kyç për financat, thanë nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) në forumin e parë nacional studentor, i cili u mbajt në Shkup për herë të parë. Sipas drejtorit ekzekutiv të Forumit, studentët mezi ia dalin ta kalojnë muajit, raporton Telma, transmeton Portalb.mk.
“Ju e dini se sa janë të larta çmimet që ne të mundemi ta menaxhojmë jetës studentore këtu. Ju e dini se gjatë verës në Shkup nuk ka shumë njerëz pasi që të gjithë studentët kthehen mbrapa. Kështu që studentët që jetojnë në Shkup kanë shumë vështirësi që ta kalojnë muajin, apo jo?”, deklaroi Blendi Hodai, drejtor ekzekutiv i Forumit për Ndryshime në Arsim.
Ai tha se është i pakënaqur me autoritet të cilët 10 vite premtojnë rinovim të shtëpive studentore, ndërkaq në praktikë asgjë nuk ndodh.
“Ju ndoshta mund të ndërtoni një qytet të tërë studentor për ato 10 vite. Por, ata nuk munden t’i rregullojnë 2-3 çështje në shtëpitë studentore, që është shumë komponentë e rëndësishme, pasi që është komponentë sociale për studentët”, deklaroi Hodai.
standardin e ulët studentor do të zgjidhet nëpërmjet miratimit të Rezolutës studentore, me të cilën propozohet arsimim falas në ciklin e parë të studimeve në universitetet shtetërore, ndërkaq nga MASH dhe Qeveria do të kërkohet që Shkupi dhe qytetet tjera ku ka universitete të bëhen qytete studentore, me çmime më të lira ku janë të akomoduar studentët”, tha Hodai.
Sipas tij, Rezoluta e cila më pas u miratua, përfshin edhe zbatimin e digjitalizimit nëpërmjet përgatitjes së aplikacionit në të cilin studentët do t’i shohin notat, ndërkaq jo sikur deri më tani të shfrytëzojnë indekse.
“Por, do të jetë më transparente edhe arsimimi, me ndjekje në live-strim të seancave të senateve, që të shohin nëse profesorët i përfaqësojnë studentët ose angazhohen për interesa të tyre personale.
Nga ana tjetër, u miratua edhe Karta për të Drejtat Studentore, me idenë që të futet në Ligjin për Arsimimin e Lartë. Qëllimi është që të drejtat e studentëve prej 15 siç janë deri më tani, të rriten në 68, aq sa janë të theksuara në Kartë. Ai pranoi se si organizatë joqeveritare nuk munden të bëjnë më shumë dhe i ftoi studentët që të jenë më radikal kur luftojnë për të drejtat e tyre.
Përndryshe, muajin e kaluar Portalb.mk realizoi intervistë me Vesa Sherifin nga Forumi për Ndryshime në Arsim, e cila tregoi në hollësi detajet e Forumit Studentor.