May 2, 2024
Kolumna

E përcollëm edhe vitin 2021!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Si çdoherë tjetër edhe këtë herë do e përcjellim vitin që po përfundon duke pritur vitin tjetër që do të vijë. Edhe këtë vit po e përcjellim me ate që do na mbeten shumë kujtime të ëmbla dhe të hidhura për të mos i harruar. Po e përcjellim këtë vit që dikush po e quan vit i mbrapsht e që unë nuk do e them se viti është i mbrapsht. Unë do të thoja ndoshta kemi pasur një vit me batica e zbatica.Kemi pasur një vit me pandemi e vështërsi tjera, por të gjitha me ndihmën e Zotit i tejkaluam.Do e themë se ishte një vit i vështirë që dikush nuk kishte çfarë të shtojë në sofër. Dikush vuajti në burgje dhe po vuan padrejtsisht. Edhe këtë vit e kaluam me diktate të dirigjuara nga njërëz pushtetar të politikës që disa njerëzve u sollën shumë padrejtësi.Kishim raste ku disa individë karierista për interesat e tyre personale që së bashku me disa zagarë të tyre i punuan dikujt pas shpine.Nuk munguan ndihmat që iu afruan njerëzve të varfër nga bëmirësat. Nuk mungoi as tradhëtia pas shpine që disa ua bërën dikujt vetëm e vetëm për të e arritur qëllimin e tyre personal. Po e përcjellim edhe këtë vit që disa nuk do i harrojnë që një kombi, populli, atdheut i sollën shumë të këqia. Kemi prej atyre që u pasuruan me djersën dhe gjakun e të tjerëve. Po e përcjellim këtë vit që bëmirësa asnjëherë nuk do të harrohen. Po e përcjellim këtë vit me ate që edhe keqbërsësit kurr nuk do të harrohen.Të gjitha këto që po i shkruaj në këtë shkrim dhe shumëçka tjetër nuk po shkruaj për të mos ju bezdisur motra dhe vëllezër. Në fund po mbylli këtë shkrim më ate se breznitë që do vijnë pas nesh dhe historia nuk do i harroj ata që kontribuan për të mirë dhe ata që për intrese të tyre shkelën mbi gjithëçka.

31 dhjetor 2021