May 7, 2024
Maqedoni

TV Klan: Ja nga është autori i të shtënave të mbrëmshme në Tetovë! (Video)

Klan Maqedoni mëson se ngjarja ka të bëjë me përleshjen me armë që ndodhi para disa muajsh në spitalin e Tetovës.

Siç mëson Klan Maqedoni një person nga fshati Gajre ka gjuajtur me kallashnikov drejt shtëpisë së familjes së Terzive por nuk ka të plagosur apo viktima.

Policia është në vendngjarje dhe po hetohet rasti. /tvklan.mk/