“Turp për gjyqësorin, turp për gjykatësin”, babi i viktimës në aksident thotë se rasti “Llaskarca” po zvarritet qëllimisht
Sërish është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca”, përcjell TV21. Seanca është anuluar prap me arsyetimin se nuk është bërë super-ekspertiza. Babai i njërit prej viktimave, Bllagojçe Tërpevski thotë se zvarritja po bëhet me qëllim për të mbrojtur fajtorët.
“Unë ju siguroj se këtë super ekspertizë e bëjnë njerëz joprofesional. E dimë ne se cilët njerëz janë angazhuar ta bëjnë këtë super ekspertizë. Ne të gjithë dyshojmë dhe kemi frikë së kjo super ekspertizë është e porositur vetëm që të mbrohen fajtorët në këtë lëndë dhe të zvarritet procesi”, tha mes tjerash Tërpevski.
Tërpevski theksoi se të njëjtën ekspertizë, Fakulteti i Makinerisë e bëri për 6 javë.
“Super ekspertizën që duhej ta bënte Byroja për ekspertizë gjyqësore edhe pas një viti nuk ka lëvizur asgjë nga vendi. Kjo që po ndodh është turp për gjyqësorin, turp për gjykatësin i cili udhëheqë me lëndën, turp për Byronë për ekspertizë gjyqësore. Më herët Fakulteti i Makinerisë të njëjtën super ekspertizë e bëri vetëm për 6 javë, nuk e di edhe sa kohë duhet të presim që kjo procedurë të përfundojë përfundimisht”, tha mes tjerash
Ndryshe, në shkurt të vitit 2023 bëhen 4 vjet nga aksidenti që ndodhi në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit, ku jetën e humbën 16 persona ndërsa mbi 30 u lënduan.