Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje se të gjithë anëtarët e ushtrisë do të marrin një “dividend luftëtari” prej 1,776 dollarësh.
Bonusi do t’u ndahet ushtarëve para festës së Krishtlindjeve.
“Sonte, jam gjithashtu krenar të njoftoj se 1,450,000 anëtarë të shërbimit ushtarak do të marrin një ‘dividend luftëtari’ të veçantë, që ne e quajmë, para Krishtlindjeve”, ka thënë Trump në një fjalim për kombin të mërkurën.
“Në nder të themelimit të kombit tonë në vitin 1776, ne po i japim çdo ushtari 1,776 dollarë. Dhe çekët janë tashmë rruës ka shtuar ai.
“Ne fituam shumë më tepër para sesa mendoi kushdo për shkak të tarifave. Askush nuk e meriton më shumë se ushtria jonë, dhe unë u them urime të gjithëve”, është shprehur presidenti amerikan.
Pagesat arrijnë në total në rreth 2.5 miliardë dollarë nga të ardhurat e administratës nga tarifat prej mbi 200 miliardë dollarësh këtë vit, por është e paqartë se si administrata do t’i përvetësojë fondet pa miratimin paraprak nga Kongresi.
Trump e shfrytëzoi fjalimin e tij 18-minutësh për të reklamuar shumë nga masat e tij kryesore politike, por pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke u thënë amerikanëve se çmimi i gjithçkaje, nga gjelat e Falënderimeve dhe deri te faturat e shërbimeve, ka rënë që kur ai mori detyrën.
Presidenti gjithashtu ka fajësuar vazhdimisht paraardhësin e tij Biden dhe Demokratët për rrëmujën ekonomike që ka trashëguar por ka shtuar se politikat e tij do të jepnin rezultate vitin e ardhshëm.

