Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani “do të goditet shumë rëndë” sot, ndërsa iu përgjigj kërkimfaljes së presidentit iranian drejtuar vendeve fqinje.

Në një postim në Truth Social, ai tha se Irani “u dorëzua ndaj fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme dhe premtoi se nuk do të qëllojë më ndaj tyre”, dhe argumentoi se kjo u bë e mundur vetëm për shkak të sulmeve të pamëshirshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj tij.

Trump tha se Irani ka tentuar që të marrë përsipër dhe të sundojë Lindjen e Mesme dhe se kjo është hera e parë në mijëra vjet që Irani ka humbur. Ai shtoi se sot do të jenë në shënjestër shumë zona dhe njerëz që deri më sot nuk janë konsideruar cak.

“Irani nuk është më “Ngacmuesi i Lindjes së Mesme”, përkundrazi, ata janë “HUMBËSI I LINDJES SË MESME” dhe do të jenë të tillë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot, Irani do të goditet shumë rëndë!” tha Trump.

Më herët gjatë ditës, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, në një mesazh të transmetuar tha se këshilli i përkohshëm udhëheqës i Iranit kishte miratuar ndalimin e sulmeve ndaj vendeve fqinje, përveç nëse një sulm ndaj Iranit vinte nga ato vende.

sqShqip