Presidenti amerikan shtoi se Irani kishte kërcënuar jo vetëm Izraelin dhe SHBA-të, por edhe shtetet e Gjirit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shumë shpejt, duke pretenduar se objektivat kryesore ushtarake tashmë janë shkatërruar.
“Pak këtu e pak atje… Sa herë që unë të dua që të përfundojë, do të përfundojë”, u shpreh Trump gjatë bisedës pesëminutëshe.
Megjithatë, ndërsa presidenti amerikan sugjeron publikisht se operacioni ushtarak ka arritur pothuajse objektivat e tij, zyrtarë amerikanë dhe izraelitë thonë se ende nuk ka një vendim të brendshëm për ndalimin e luftimeve. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se lufta do të vazhdojë “pa afat kohor”.
Përgatitje për sulme të tjera Sipas zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, po bëhen përgatitje që operacionet ushtarake në Iran të vazhdojnë të paktën edhe dy javë të tjera. Ndërkohë, Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Irani ka filluar të vendosë mina detare në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të furnizimit me naftë në botë. Zyrtarët thonë se numri i minave të vendosura deri tani është i vogël, por shqetësimi lidhet me rrezikun që ato mund të paraqesin për trafikun ndërkombëtar detar.
Trump konfirmoi se sulmet amerikane të së martës shkatërruan 16 anije iraniane që vendosnin mina, duke penguar planin e Teheranit për të minuar ngushticën. Komandanti i Komandës Qendrore së SHBA-ve, admirali Brad Cooper, deklaroi se misioni i forcave amerikane është të eliminojnë aftësinë e Iranit për të ushtruar presion ushtarak dhe për të kërcënuar transportin detar në rajon.
“Forcat amerikane po godasin fuqishëm regjimin iranian. Fuqia jonë luftarake po rritet, ndërsa ajo e Iranit po bie”, tha Cooper, duke shtuar se sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kanë rënë ndjeshëm. “Lufta po shkon shumë mirë” Trump tha se operacioni ushtarak ka tejkaluar pritshmëritë fillestare.
“Lufta po shkon shumë mirë. Jemi shumë përpara afatit. Kemi shkaktuar më shumë dëme sesa mendonim të mundur, edhe brenda planit fillestar gjashtë-javor”, deklaroi ai. Presidenti amerikan shtoi se Irani kishte kërcënuar jo vetëm Izraelin dhe SHBA-të, por edhe shtetet e Gjirit. “Ata ishin pas gjithë Lindjes së Mesme. Po paguajnë për 47 vite vdekjeje dhe shkatërrimi që kanë shkaktuar. Kjo është hakmarrje. Nuk do t’ia hedhin kaq lehtë”, tha Trump.
PALM BEACH, FLORIDA - AUGUST 08: Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks during a press conference at Mr. Trump's Mar-a-Lago estate on August 08, 2024, in Palm Beach, Florida. Polls currently show a close race between Trump and Democratic presidential candidate, U.S. Vice President Kamala Harris. (Photo by Joe Raedle/Getty Images) 
