PALM BEACH, FLORIDA - AUGUST 08: Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks during a press conference at Mr. Trump's Mar-a-Lago estate on August 08, 2024, in Palm Beach, Florida. Polls currently show a close race between Trump and Democratic presidential candidate, U.S. Vice President Kamala Harris. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Paraprakisht kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif u ka kërkuar palëve ndërluftuese të respektojnë një armëpushim dyjavor për të “lejuar diplomacinë të arrijë përfundimin e luftës” në një postim në X.

Ai i ka kërkuar gjithashtu Presidentit të SHBA-së Donald Trump të zgjasë afatin e tij ndaj Iranit me dy javë dhe që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit gjatë asaj periudhe dyjavore.

Pas propozimit të kryeministrit pakiztanez, nuk ka vonuar as reagimi i Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump është njoftuar për armëpushimin dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif për të lejuar vazhdimin e negociatave diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar se “do të vijë një përgjigje nga presidenti”.

“Presidenti është njoftuar për propozimin dhe një përgjigje do të vijë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për CNN në një deklaratë.

sqShqip