President Donald Trump addresses a joint session of Congress at the Capitol in Washington, Tuesday, March 4, 2025. (AP Photo/Ben Curtis)

Një i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sugjeruar që Berlini duhet të emërojë përfundimisht komandantin e forcave të aleancës në kontinent, duke përmbysur më shumë se 70 vjet tradite, ka raportuar të mërkurën (19.11.2025) gazeta britanike, “The Times”. Shtetet e Bashkuara do të donin që Gjermania ta marrë përsipër komandën e forcave të NATO-s në Europë, ka deklaruar i dërguari i presidentit Donald Trump në aleancë.Në vërejtjet që i shkaktuan tronditje një gjenerali gjerman të NATO-s, ulur pranë tij, Matthew Whitaker ka theksuar se ishte “qëllimi aspirues” afatgjatë i Uashingtonit që Berlini të emërojë komandantin suprem të aleancës për Europën (Saceur), ndërsa Europa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.Në krye të Saceur-it ka qenë gjithmonë një gjeneral amerikan me katër yje gjatë gjithë historisë së aleancës, qëkur Dwight D Eisenhower ishte komandanti i parë që mori rolin më 1951.Logjika ka qenë gjithmonë se në rast lufte, komandanti do të duhej të kontrollonte vendosjen masive të forcave amerikane, potencialisht duke përfshirë armë bërthamore, dhe për këtë arsye do të kërkonte marrëdhënie të ngushtë me presidentin e SHBA-së dhe besimin e tij të plotë.Marrëveshja konsiderohet gjithashtu nga shumë kryeqytete europiane si simbol qenësor i angazhimit të Amerikës që të ndihmohet sigurimin e kontinentit të tyre.

sqShqip