May 21, 2024
Maqedoni

Tronditet Shkupi, djali vret babanë me armë zjarri

Në lagjen Karposh të Shkupit mbrëmë ka ndodhur një tragjedi ku djali ka vrarë me armë zjarri babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Karposh të Shkupit mbrëmë rreth orës 21:00, njofton policia.

Sipas MPB-së djali M.I (33) nga Shkupi ka vrarë babain e tij J.I 62 vjeçar.

Mjekët kanë konfirmuar vdekjen nga arma e zjarrit, ndërsa nga SPB Shkup kanë njoftuar se pranë viktimës janë gjetur disa gëzhoja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, njoftojnë nga MPB.