Një video shqetësuese është shfaqur në rrjetet sociale që tregon një rast të ri të dhunës midis të miturve në lagjen Aerodrom të Shkupit, gjë që ka shkaktuar reagim të stuhishëm në publik.
Videoja tregon një vajzë në gjunjë duke kërkuar mëshirë, ndërsa disa vajza të tjera e fyejnë, e qëllojnë me shuplakë dhe i tërheqin flokët. Skena zhvillohet para disa të miturve të pranishëm, të cilët në vend që të ndërhyjnë, filmojnë të gjithë incidentin me telefonat e tyre celularë, transmeton Lideri.mk.
Për më tepër shqetësuese është fakti se disa nga të pranishmit nxisin dhunën, duke përkrahur sulmuesit dhe duke inkurajuar vazhdimin e ngacmimit.
“Heshtni që të dëgjojmë si do gër kërcet”, dëgjohet të thotë në regjistrim një nga djemtë që dokumentoi ngjarjen, ndërsa pret që një vajzë tjetër ta godasë viktimën me shuplakë.
Rasti ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente dhe një qasje më serioze ndaj dhunës midis adoleshentëve./Lideri.mk

