Sot shënojmë tre vjetori­n e funksionimit të Televizioni News në Kumanovë – tre vite punë të pandalshme, sfida të mëdha, suksese të rëndësishme dhe një rrugëtim që çdo ditë na ka bërë më të fortë dhe më profesionistë.
Në këto tre vite, kemi arritur të krijojmë një medium të besueshëm, të qëndrueshëm dhe serioz, i cili çdo ditë përpiqet t’i sjellë publikut informacion të drejtë, të balancuar dhe të saktë.
Me përkushtim të pandërprerë nga ekipi ynë dhe me mbështetjen e vazhdueshme të shikuesve, Televizioni News ka arritur të ndërtojë një emër që respektohet në mbarë rajonin.
Shikueshmëria jonë është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, duke kaluar kufijtë e Kumanovës:
📌 Kosovë
📌 Preshevë
📌 Diasporë
📌 Si dhe në shumë shtete të tjera ku bashkatdhetarët tanë na ndjekin çdo ditë.
Kjo mbështetje na motivon të vazhdojmë më fuqishëm, me më shumë profesionalizëm dhe me standarde edhe më të larta.
Sfida ka pasur shumë – por edhe suksese po aq.
Çdo ditë kemi punuar me seriozitet, duke dëshmuar se në media vlen vetëm përkushtimi, ndershmëria dhe puna e palodhur.
Ky trevjetor nuk është thjesht një datë – është dëshmi e qëndrueshmërisë, vizionit dhe forcës sonë si ekip.
Falënderojmë nga zemra të gjithë shikuesit, bashkëpunëtorët dhe ata që besuan në këtë projekt që nga dita e parë.
Televizioni News vazhdon rrugëtimin – më i fortë, më i pjekur dhe më i vendosur se kurrë.
Me respekt Televizioni News

sqShqip