April 29, 2024
Maqedoni

Tri vdekje brenda një jave në familjen nga Shkupi

Tre vdekje brenda 1 jave;

Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi.
Padyshim, gjithçka që e godet robin është nga caktimi i Allahut FuqiPlotë, brenda një jave, familjes Kadriu i ndodhin 3 vdekje të njëpasnjëshme, nga kjo bela (pandemi) që e ka kapluar globin.

Ishin një familje e mrekullueshme, me Ylberin ishim shum të afërt si nga bashkbisedimet por edhe nga fakti që ishim Familje, e ai ishte shum i përkushtuar në kujdesin dhe bamirësin ndaj Prindërve të tij.

E Allahu së pari e kishte caktuar që Ylberi të ndrron jetë, pastaj Nëna e tij brena pak orësh por edhe sot Babai i tij, SubhnAllah, një jave me përplotë mërzi dhe pikëllim, por fakti që e besojmë me një bindje të thellë faktin që do ritakohemi në përjetsin e garantuar, Xhennetet e Zotit inshAllah, na e flladit zemrën nga kjo mërzi.

O Zot i Gjithsis, Mëshirues MëshirPlotë, kaploi me mëshirën tënde dhe faljau mëkatet eventuale, se Ti je Falësi më i madh, dhe dhurojau Xhennetin Tënd./Hasan Rexhepi