Maqedoni

Treni i linjës Shkup-Gjevgjeli godet për vdekje një person

Një tren për udhëtarë, që qarkullonte herët në mëngjes në linjën Gjevgjeli – Shkup, në stacionin hekurudhor në Gradsko ka goditur një person, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Për shkak të aksidentit, është ndërprerë komunikacioni hekurudhor, njofton QMK Veles rajonal pas njoftimit të marrë nga Hekurudha e Maqedonisë.

QMK – Veles njofton se bëhet fjalë për një burrë, i lindur në vitin 1960.

“Pas arritjes së ekipës të ndihmës së shpejtë nga ,Velesi menjëherë u konstatua vdekja, që ndodhi nga përplasja e trenit. Prokuroria publike duhet ta konfirmojë këtë”, thonë nga QMK Veles.

Nga ana e ekipit të SPB Veles dhe Prokurorisë Publike ende po kryhen hetime në vendin e ngjarjes.