Trençevska: Rritja e pensioneve pa plan është rrezik për sistemin pensional
Zëvendësministja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ka shprehur shqetësimin e saj për propozimet e OBRM-PDUKM-së për rritjen lineare të pensioneve pa një plan të qartë financiar. Duke theksouar se kjo strategji nuk është vetëm e papërgatitur, por pothuajse e dëmshme për stabilitetin e sistemit pensional.
Trençevska shpjegoi se ndërsa shtimi i kontributit të shtetit në fondin e pensioneve ka ulur deficitin në 32.5%, një rritje e pamenduar e shpenzimeve për pensione mund të rikthejë këtë sistem në një gjendje të paqëndrueshme. Ajo theksoi se zgjidhja nuk është thjesht prerja e shpenzimeve joproduktive, por një qasje e qëndrueshme për të rritur të ardhurat e fondit pensional.