May 20, 2024
Kosovë

Tre policët e kidnapuar kosovarë janë dërguar në Beograd

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare që posedon, tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë dërguar në Beograd. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me rastin do të merret prokuroria.

“Videot e policise se Serbise e konfirmojne arrestimin e tre policeve te Kosoves. Ne oren 16h pritet te kete nje konference per me shume detaje. Sipas infove jozyrtare policet jane sjell ne Beograd dhe me ta do te merret prokuroria”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Tre policë kosovarë janë arrestuar nga autoritetet serbe.

Në fotografitë e publikuara nga mediat serbe shihen policët e shtrirë në tokë të lidhur dhe me sy të mbyllur.

Policët shihen se ishin të pajisur me armë, pajisje vëzhgimi, radiolidhje dhe harta./Joq